Mbrëmja e së martës në Champions League ka përcaktuar dy çerekfinalistët e radhës pas ndeshjeve të kthimit në fazën e 1/8-ave, ku Paris Saint-Germain dhe Real Madrid kanë siguruar kalimin tutje duke eliminuar dy skuadrat angleze.
Chelsea u mposht në “Stamford Bridge” me rezultat 0-3 nga kampionët në fuqi, PSG, të cilët dominuan takimin me golat e Khvicha Kvaratskhelia, Bradley Barcola dhe Senny Mayulu, duke u kualifikuar me rezultat të përgjithshëm 8-2.
Në përballjen tjetër të madhe, Manchester City u eliminua nga Real Madridi pas humbjes 1-2 në shtëpi, ku Vinicius Jr. shënoi dy herë për madrilenët, ndërsa Erling Haaland realizoi golin e vetëm për vendasit që luajtën me dhjetë lojtarë pas ndëshkimit të Bernardo Silvës.
Me këto rezultate, Real Madridi kalon tutje me rezultat të përgjithshëm 5-1 dhe pritet të përballet me fituesin e çiftit Atalanta-Bayern Munich në raundin tjetër.
