UBT News

Cavani shpërthen për Manchesterin, shënon dy gola dhe asiston një herë

Manchester United ia doli që të dielën të marr 3 pikë në udhëtim ndaj Southamptonit si mysafir. Një rikthim senzacional e bëri skuadra e Solskjaer falë dy golave fantastik të Edinson Cavanit në pjesën e dytë, të kësaj ndeshjeje.

Southampton ishte duke avancuar 2 me 0 në pjesën e parë falë golave të Bednarek dhe Ëard-Proëse. Në pjesën e dytë ishte Edinson Cavani ai që asistoi për Bruno Fernandez për të shënuar golin e parë të United në këtë takim.

Dy gola të tjerë erdhën për Djajtë e Kuq përmes Cavanit, i cili ndezi skuadrën e Solskjaer dhe i dhanë shpresë për të vazhduar ecurinë e tyre të mirë. Një gol në minutën e 74-të dhe një në minutat shtesë nga super Cavani, shuan shpresat e Southampton për një barazim eventual dhe një pikë nga ky takim.

Në merkaton e verës, Cavani la Paris Saint-Germain, aty ku nuk u aktivizua për një kohë të gjatë e vetëm stërvitej, për t’u bashkuar me Manchester United, e që shumë ishin skeptik për formën e tij./UBTNews

Exit mobile version