Pas ofertës së refuzuar nga Atletico Madridi për sulmuesin Joao Felix, Barcelona tani ka hedhur sytë tek një tjetër sulmues i kalibrit botëror.
Bëhet fjalë për sulmuesin e Manchester United, Edinson Cavani, për të cilin thuhet se Barcelona është në bisedime të avancuara për të siguruar shërbimet e tij, raporton gazetari i njohur nga Katalunia Gerard Romero.
Pas arritjes së Jadon Sanchos dhe Cristiano Ronaldos, dhe me opsionet e tjera si Mason Greenëood, Anthony Martial dhe Marcus Rashford në repartin e sulmit, Manchester United mund të pranojë që ta largojë Cavanin në ditën e fundit të transferimeve.
Cavani iu bashkua “Djajve të Kuq” në tetor të vitit 2020 si lojtar i lirë, pasi që kontrata e tij me Paris Saint-Germain asokohe kishte skaduar.
Deri tani, sulmuesi uruguaian ka arritur të bëjë 40 paraqitje për Manchester United në të gjitha garat, duke regjistruar 17 gola dhe gjashtë asistime mbi emrin e tij.