Sezoni i dytë i Casemiros në Manchester nuk ka qenë i lehtë. Fillimisht për shkak të një dëmtimi që e mbajti jashtë fushave për tre muaj dhe më pas sukseset që skuadra po arrin.
Paraqitja e këtij sezoni nuk i ngjan asaj të vitit të tij të parë në Old Trafford, kur ai ishte një nga protagoniset kryesorë ku edhe fitoi një Kupë ‘Carabao’, titulli i parë për “Djajtë e Kuq” që nga viti 2017.
Casemiro luajti kundër Luton Town fundjavën e kaluar. Edhe pse Manchester United fitoi 2-1, paraqitja e brazilianit nuk u pëlqeu tifozëve. Ai mori një karton të verdhë dhe u zëvendësua në pjesën e parë.
Edhe pse ai ka luajtur vetëm pesë ndeshje që nga rikuperimi i tij, të gjitha ato kanë qenë si titullar, ku ishte përkrah Kobbie Mainoo.
E ardhmja e Casemiros në Manchester United nuk është e garantuar. Braziliani nënshkroi katër sezone plus një opsional me klubin e anglez.
Verën e kaluar, “Djajtë e Kuq” kishin në tryezë një ofertë nga Arabia Saudite për një shumë shumë të ngjashme me atë që i paguan Real Madridit dymbëdhjetë muaj më pare, rreth 70 milionë euro. Sipas Relevo, Casemiro po mendon për një pensionim në Arabi, ku ai mund të nënshkruajë një kontratë të fundit. Interesimi i Arabisë Saudite për brazilianin vazhdon ende./UBTNews/