Gjigandi spanjoll Real Madrid nuk duhet të falë pikë në luftën për titullin e La Ligas, pavarësisht krizës së rezultateve të Barcelonës, ka thënë mbrojtësi Dani Carvajal.
Barça momentalisht gjendet në pozitën e nëntë në La Liga, ku gjendet 11 pikë larg liderit të tabelës Real Sociedadit, dhe 10 sosh larg vendit të dytë dhe rivalit Real Madridit, përcjell KosovaPress.
“Blaugranët” janë pa fitore në katër ndeshjet e fundit në këtë sezon jo të mirë të tyre, i cili filloi me largimin e Lionel Messit drejt skuadrës së Paris Saint-Germain.
Pavarësisht formës jo të mirë, ku edhe analistët nga mbarë bota e cilësojnë Barcelonën jo favorite në garë për trofe këtë sezon, ndryshe mendon mbrojtësi i Real Madridit Dani Carvajal, i cili nuk ka larguar klubin katalunas nga gara për titull.
“Ne i respektojmë të gjithë rivalët. Jemi të habitur që Barcelona ka mbetur kaq mbrapa, por askush nuk mund të thotë që ata nuk janë në garë për tituj. Respekti është esencial. Çdo skuadër ka momentet e mira dhe të këqija, por ditë të mira do të vijnë”, tha Carvajal.
Në fakt, me ardhjen e Xavit më krye të pozitës së trajnerit te Barcelona, Carvajal pret që ky i fundit do të ketë ndikim të madh në suksesin e “Blaugranëve”.
“Është një ndryshim i sigurte. Ardhja e një figure të madhe si Xavi te Barcelona do t’i mbush ata me entuziazëm. Edhe pse ai është një rival, i uroj gjitha të mirat e botës, jo kundër neve, sepse ai është në koleg”, tha mbrojtësi i Real Madridit, Carvajal.
Tanimë është e konfirmuar që Xavi është trajneri i ri i Barcelonës, i cili e zëvendëson trajnerin e shkarkuar, holandezin Ronald Koeman.