Reperja kishte mbështetur Bernie Sanders dhe Alexandria Ocasio-Cortez në të kaluarën, duke anashkaluar kritikat nga komentuesit e krahut të djathtë, transmeton UBT News.
Nuk është sekret që Cardi B ka përdorur platformën e saj për të përhapur bindjet e saj politike në të kaluarën, edhe kur politikanët republikanë dhe komentuesit konservatorë e kanë kritikuar atë, ajo ka vërtetuar se nuk ka frikë të mbajë qëndrimin e saj.
Sidoqoftë, reperjka ka qenë e qetë në aspektin politik muajt e fundit, dhe kjo nuk është vetëm për shkak se ajo është duke u marrur me profesionin e saj, përcjell UBT News.
E pyetur pse ajo nuk flet më për “politikën dhe çështjet politike” nga një fanse në Twitter, ajo zbuloi se është kryesisht për shkak të ngacmimit që ajo hasi nga të dy anët e rreshtit politik.
“Isha e lodhur nga ngacmimi nga republikanët, dhe gjithashtu duke u kritikuar nga të njëjtët njerëz të cilët unë mbështesja”, shkroi ajo.
Në kritikat e fundit, Cardi B iu përgjigj Ben Shapiro, Candace Owens dhe Fox News me dëshmi se ajo kishte mohuar pagesën nga çdo fushatë politike./UBTNews/