UBT News

Cardi B nën hetime nga policia pasi goditi fansin me mikrofon

Disa ditë pasi një video tregonte reperen Cardi B duke hedhur një mikrofon ndaj një anëtari të audiencës së saj, policia amerikane tha se filluar një hetim.

“Sipas viktimës, ajo ishte duke ndjekur një ngjarje më 29 korrik 2023, në një pronë që ndodhet në bllokun 3500 të bulevardit Las Vegas”, tha policia në një deklaratë për mediat amerikane.

“Gjatë një koncerti, ajo u godit nga një send që u hodh nga skena”.

Në deklaratën e policisë nuk përmendet me emër Cardi B, por data dhe vendndodhja përputhen me të./UBTNews/

Exit mobile version