UBT News

Capital T tërhiqet nga Festivali i Birrës në Korçë, bën thirrje për bojkot të eventit

Capital T ishte i ftuar që të përformonte në hapjen e evenimentit të Festës së Birrës në Korçë, mirëpo për shkak të ftesës së artistit serb Goran Bregoviç, ai ka anuluar përformancën e tij.

Përmes një video të postuar në llogarinë e tij në Instagram, ai sqaroi pse nuk do të jetë pjesë, dhe u kërkoi falje fansave të tij për anulimin e performancës.

Gjithashtu i bëri thirrje Bashkësisë së Korçës që ta anulojnë përformancën e artistit serb.

Exit mobile version