Legjenda e futbollit italian, Fabio Cannavaro ka pranuar se do të kishte punuar te Napoli pa pagesë si trajner pasi ishte ëndrra e tij, por presidenti Aurelio De Laurentiis nuk ia ofroi kurrë këtë mundësi.
Kur ai u pa i ulur pranë De Laurentiis në tribunë gjatë ndeshjes Napoli-Empoli, para se Rudi Garcia të shkarkohej për t’i lënë vend Walter Mazzarrit, shumë mediume pretenduan se kjo do të thoshte se ai ishte duke u rreshtuar për këtë rol.
“Do ta kisha trajnuar Napolin pa pagesë, është ëndrra për të gjithë trajnerët”, u shpreh Cannavaro për ‘Sportitalia’.
Kur u pyet për opsionet, De Laurentiis tha se ai kishte një listë të ngushtë me 50 emra, por që Cannavaro nuk bënte pjesë në atë listë.
“Nuk mendoj se mungesa e përvojës është arsyeja pse nuk isha në atë listë. Shumë njerëz nuk e respektojnë përvojën që kam fituar në Kinë, por unë jam trajner dhe dua të punoj. U ktheva në Itali dy vjet më parë dhe vazhdoj të studioj, sepse trajneri është ajo që dua të bëj”, shtoi më tej mbrojtësi italian.
Fituesi i Topit të Artë punoi si ndihmësi i Cosmin Olaroiut te Al-Ahli në sezonin 2013/14 përpara se të udhëheqte, Guangzhou Evergrande, në Kinë, më pas Tianjin Quanjian dhe Guangzhou Evergrande përsëri.
Pas vetëm dy ndeshjesh si trajner i përkohshëm i kombëtares së Kinës, ai pati përvojën e tij të vetme si trajner evropian, ku drejtoi Beneventon në Serie B./UBTNews/