UBT News

Canaj: I kushton me vota në zgjedhje, Kurti nuk e dërgon draftstatutin e Asociacionit në Kushtetuese

Blerim Canaj, ish-ambasador i Kosovës në Gjermani, dhe njohës i rrethanave politike, tha se kërkesa e BE-së për krijimin e Asociacionit, nuk është diçka e re dhe diçka e papritur. Por sipas tij, kryeministri Kurti heziton ta dërgojë në Kushtetuese, sepse siç theksoi ai, është kohë fushate dhe do t’i kushtonte shumë në vota.

Lidhur me kërkesën e BE-së që draft-statuti të dërgohet në Kushtetuese, Canaj shprehu dyshimet që Gjykata Kushtetuese do ta aprovonte një draft të tillë ku përmendet Arbitrazhi, që sipas tij është antikushtetuese, sikurse edhe përmendja e “Rezolutës 1244”.

Duke folur për Asociacionin, Canaj tha se me këtë jemi futur në një kurth, sepse, sipas tij, njohësit e kushtetutës thonë se në zotimet në Bruksel është krijuar njëfarë kushtetute formale për pakicën serbe në Kosovë.

Arsyetimet e hezitimit të dërgimit të draft-statutit për Asociacionin në Kushtetuese, Canaj i ndërlidhë me kohën e fushatës zgjedhore.

“Kurti, si opozitar, Asociacionin e ka paraqitur si demon…dhe tani nëse bën një hap në drejtim të implementimit të tij, atëherë do t’i kushtonte shumë në zgjedhje me anë të votës”, deklaroi Canaj në RTK.

Exit mobile version