Kanye West thuhet se ka punësuar Camille Vasquez, një nga avokatet që ndihmoi Johnny Depp të fitonte gjyqin e tij famëkeq kundër Amber Heard.
Sipas TMZ, avokatja dhe firma e saj, Brown Rudnick, do të mbikëqyrin të gjitha çështjet e biznesit – përfshirë kontratat dhe marrëveshjet.
Kjo vjen pas komenteve të West, ku shumë nga partneritetet e tij po pakësohen për shkak të bluzave të tij “White Lives Matter” dhe komenteve antisemitike.
Në fillim të këtij muaji, Adidas njoftoi se marrëveshja e tyre me reperin ishte “në shqyrtim” dhe vetëm këtë javë, Balenciaga ndërpreu krejtësisht lidhjet me të.
Vasquez fitoi shumë famë gjatë gjyqit të Depp për marrjen në pyetje të Heard.
West kohët e fundit ka bërë shumë punësime dhe shkarkime për avokatët e tij. Në fund të shtatorit, ai punësoi ish-avokatin e divorcit të Melinda Gates, Robert Stephan Cohen, për ta përfaqësuar atë në çështjen e tij kundër Kim Kardashian.
Sipas TMZ, Vasquez nuk do të përfshihet në çështjen e divorcit të West.