Vëmendjen në një sallë gjyqi në Virginia e mori avokatja Camille Vasquez këtë javë. Ajo është një nga avokatët e aktorit Johnny Depp, i cili po përballet me ish-bashkëshorten e tij, Amber Heard, për shpifje për një shkrim të vitit 2018, që u publikua nga Washington Post.
Në artikull, Heard e përshkroi veten si një “figurë publike që përfaqëson dhunën në familje”. Megjithëse Depp nuk u përmend në artikull, ai pretendon se kjo ndikoi në reputacionin e tij dhe i humbi punën.
Vasquez ka tërhequr vëmendjen e atyre që ndjekin gjyqin, tashmë në javën e pestë, për pyetjet e saj të vështira.
Gjatë marrjes në pyetje të martën, avokatja e shtyu Heardin drejt disa pikave, përfshirë pretendimin e saj se droga dhe alkooli e kthyen Depp-in në një “përbindësh” që do të bëhej i dhunshëm me të.
“Kush ishte përbindëshi i vërtetë në këtë lidhje zonja Heard?”, pyeti Vasquez.
“Është gjysma e Johnny-t. Nuk është i gjithi Johnny. Gjysma tjetër e tij është e mrekullueshme dhe është njeriu që e dua”, replikoi ajo.
Por kush është Vasquez?
Ajo është avokate nga firma Brown Rudnick. Sipas biografisë së saj në faqen e tyre të internetit, ajo është bashkëpunëtore e Orange County në Kaliforni, e cila punon në Grupin e tyre të Praktikave Gjyqësore dhe Arbitrazhit./UBTNews/