UBT News

Camila Cabello rrëfen se si pandemia ia ndryshoi pozitivisht jetën

Camila Cabello ka zbuluar së fundi se si mbyllja gjatë pandemisë e ndihmoi atë të ndryshonte jetën e saj, pasi 9 vite punë pa ndërprerje e bëri atë të ndihej “të thyer”, transmeton UBT News.

Ajo e falenderoi të dashurin e saj Shawn Mendes, duke thënë se ajo ishte në gjendje të mbështetet tek ai në kohët më të vështira.

“Para mbylljes unë isha djegur. Po jetoja me një ankth vërtet të lartë. Ishte shumë dhe nuk ishte e qëndrueshme. U ndjeva sikur po vrapoja me një këmbë të thyer, por nuk po dëgjoja vërtet se si ndihesha”, përcjell UBT News.

“Unë vazhdoja t’i thoja vetes se ‘Gjithçka ishte mirë, duhet të ndihem mirë, duhet të ndihem mirë’”. 

“Më duhej t’i jepja leje vetes për të kërkuar ndihmë, sepse kisha nevojë për ndihmë. Kisha nevojë për terapi” shtoi Cabello.

Sipas saj, pandemia ia kishte dhënë këtë lloj pauze në jetën e saj. Ajo shtoi se tani kujdeset mirë për vete dhe nuk do të vazhdonte më punën e pandërprerë nëse nuk do të ndihej mirë./UBTNews

Exit mobile version