UEFA ka konfirmuar se këngëtarja kubano/amerikane Camila Cabello do të performojë live përpara ceremonisë së hapjes së finales së Ligës së Kampionëve në Paris më 28 maj.
Ajo do të kryesojë ceremoninë e hapjes së finales së Ligës së Kampionëve EUFA 2022.
Ndërkohë, Cabello në një postim në Instagram shkroi “Jam e emocionuar që do të performoj në ceremoninë hapëse të finales së Ligës së Kampionëve të mundësuar nga Pepsi. Unë synoj të bëj një shfaqje vërtet të veçantë, duke bashkuar frymën e trashëgimisë sime latine dhe një ndjenjë bashkimi për adhuruesit e sportit dhe muzikës në të gjithë botën. Kam shumë surpriza për ju”./UBTNews/