Cameron Diaz ka vendosur t’i rikthehet sërish aktrimit duke marrë pjesë në një film të ri ‘Back in Action’ me aktorin e njohur, Jamie Foxx.
Nga një audo me Foxx, aktorja mund të dëgjohet duke i thënë: “Ndihem e emocionuar, por nuk di si ta bëj këtë, e di?” para se ai të përgjigjet, “kam dikë në linjën tjetër që mund t’ju ndihmojë me këtë”.
Tom Brady i bashkohet thirrjes, duke i thënë aktores se Foxx i tha atij se mund t’i jepte “disa këshilla se si të rikthehej pas daljes në ‘pension’ .
Audio u publikua edhe nga Cameron me mbishkrimin “@iamjamiefoxx vetëm ti mund të më kthesh në veprim! Nuk mund të pres, e di që do të jetë një sukses!”, shkroi ajo./UBTNews/