UBT News

Cameron Diaz flet për largimin nga aktrimi: “Doja ta bëja jetën time të menaxhueshme”

“Rutina ime brenda një dite është fjalë për fjalë ajo që mund të arrij të bëj vetë”, tha Cameron Diaz për Kevin Hart në talk show-in e tij, Hart to Heart.

Ylli 48-vjeçar në një intervistë me Kevin Hart shpjegoi se në fund të fundit, aktrimi po merrte shumë [kohë] nga jeta e saj, transmeton UBT News.

“Pse Cameron Diaz u largua nga bota e aktrimit?” Hart, 42 vjeç, pyeti Diaz. “Çfarë është ajo që ju motivoi të ndaloni?”

Diaz u përgjigj duke thënë “kur bëni diçka në një nivel vërtet të lartë për një periudhë të gjatë kohore”, pjesët e tjera të juaja “duhet t’u jepen njerëzve të tjerë”.

Diaz tha se ajo filloi të kuptonte rreth moshës 40 vjeçare se kishte “kaq shumë pjesë të jetës sime … që nuk i prekja dhe se nuk po menaxhoja”.

“Argëtuese është [aktrimi], e dua atë. E dua aktrimin”, tha ajo, duke shtuar më vonë në bisedë se ajo donte të inkorporonte më shumë thjeshtësi në të çdo ditë.

“Për mua, unë me të vërtetë doja ta bëja jetën time të menaxhueshme nga unë”, shpjegoi ajo. “Rutina ime brenda një dite është fjalë për fjalë ajo që mund të arrij të bëj vetë”.

Pas ndryshimit, Diaz i tha Hart, se tani ndihet e plotë.

Diaz gjithashtu vuri në dukje se pasi u tërhoq nga aktrimi, ajo kishte kohë për “të gjitha ato gjëra për të cilat nuk kisha kohë më parë” – si takimi me burrin Benji Madden dhe krijimin e një familje. Diaz dhe Madden mirëpritën vajzën Raddix në Dhjetor 2019./UBTNews

Exit mobile version