UBT News

Calhanoglu: Kur punojmë bashkë, nuk ka skuadër që na mposhtë

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ka paralajmëruar Barcelonën para ndeshjes së nesërme në Ligën e Kampionëve se kjo skuadër është e pathyeshme kur punojnë si grup.

Reprezentuesi turk ka deklaruar se fitorja në ndeshjen e parë me rezultat 1-0 erdhi për shkak se lojtarët punuan dhe e ndihmuan shumë njëri-tjetrin.

“Ata janë të fortë, kanë lojtarë të rëndësishëm. Ne ishim gati mendërisht. Kur dilni në fushë, e dini që duhet të jepni gjithçka. Ne punojmë si ekip në fushë.Të martën kemi punuar për njëri-tjetrin. Me deshirë, kurajo dhe zemer. Tani duam vetëm të pedalojmë dhe të punojmë”, tha turku për Amazon Prime.

“Ne e dimë se do të jetë e vështirë, por ne do të japim gjithçka. Nëse ne punojmë kështu në fushë, 90 minuta deri në fund, nuk mendoj se ekipet e tjera kam shanse te fitojnë kundër nesh”, shtoi Calhanoglu.

Ai më pas foli edhe për mungesën e Romelu Lukakut për të cilin ka thënë se prezenca e tij e ndihmon shumë skuadrën.

Barcelona dhe Interi ballafaqohe nesër në stadiumin “Camp Nou”.

Exit mobile version