Hakan Calhanoglu është kthyer në Milano ku do t’i nënshtrohet testeve mjekësore, në prag të kalimit në Inter.
Lojtari turk ka rënë dakord të nënshkruajë një marrëveshje tre vjeçare, me 5 milionë euro në vit dhe do të bashkohet me Nerazzurrit si një agjent i lirë.
Sipas raporteve në Itali, marrëveshja vjen me shtesa prej 1 milionë euro në sezon, raporton Football Italia, transmeton Klankosova.tv.
Calhanoglu ishte bashkuar me Milanin më 2017, dhe ata i ofruan 27 vjeçarit një marrëveshje të re prej 4 milionë eurosh në vit për të zgjatur qëndrimin e tij në klub.
Megjithatë, Calhanoglu hodhi poshtë ofertën dhe vendosi të bashkohej me rivalin lokal të tij.
Ai pritet të zëvendësojë Christian Eriksenin, karriera e të cilit duket në dyshim pasi i është vendosur një defibrilator zemre.