UBT News

​Caktohet gjyqtari i ndeshjes Zvicër-Kosovë

UEFA ka zyrtarizuar emrat e arbitrave që do të drejtojnë përballjen mes Zvicrës dhe Kosovës, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.

Në krye të gjyqtarëve do të jetë polaku i njohur, Szymon Marciniak, një nga më të respektuarit në futbollin botëror.

Ai do të ndihmohet nga bashkëkombësit e tij Tomasz Listkiewicz dhe Adam Kupski, ndërsa detyrën e gjyqtarit të katërt do ta mbajë Pawel Raczkowski. Për sistemin VAR është caktuar Tomasz Kwiatkowski.

Marciniak ka një CV të pasur, pasi ka gjykuar finalen e Kupës së Botës në Katar dhe finalen e Ligës së Kampionëve, çka e bën një figurë me autoritet të plotë për ndeshje të kësaj peshe.

Takimi mes Zvicrës dhe Kosovës do të zhvillohet të premten, në ora 20:45, në qytetin Basel.

/S.K/KP/The Athletic/

Exit mobile version