UBT News

​Caktohet gjyqtari i derbit mes Ballkanit dhe Dritës

Në kuadër të xhiros së 12-të në Superligën e Kosovës në futboll do të zhvillohet edhe superderbi ndërmjet Ballkani dhe Dritës.

Këto dy skuadra e kryesojnë tabelën e elitës së futbollit kosovar, andaj interesimi për të do të jetë jashtëzakonisht i madh.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të mërkurën në stadiumin e qytetit në Suharekë, derisa FFK ka caktuar tashmë edhe gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë në këtë ballafaqim.

Gjyqtar kryeso do të jetë Mervan Bejtullahu, ndërsa ai do të asistohet nga dyshja e anësorëve Fatlum Berisha dhe Hekuran Osmani, kurse gjyqtar i katërt do të jetë Ilir Mehmeti.

Ballkani është lider i tabelës me 26 pikë, katër më shumë se Drita që ka 22 sosh.

Exit mobile version