Simone Sozza është arbitri që do të gjykojë derbin Inter-Milan, i planifikuar për të shtunën në orën 18:00, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e katërt të Serie-A.
Di Paolo caktuar gjyqtar në VAR, ndërsa Piccinini do të jetë në Avar. Carboni dhe Giallatini janë ndihmës, ndërsa gjyqtari i katërt është Guide.
36-vjeçari Sozza ka drejtuar Interin tri herë në karrierën e tij, ndeshje të cilatzikaltërit kanë fituar të gjitha. Në sezonin 2021-22 3-1 kundër Romës, sezonin e kaluar 2-1 në Mapei kundër Sassuolos dhe 1-0 në San Siro ndaj Napolit.
Bilanci i Milanit është gjithashtu pozitiv, dy ndeshje dhe po aq fitore. E para në çerekfinalen e Kupës së Italisë 2021-22 (4-0 kundër Lazios), e dyta 2-1 kundër Fiorentinës në 2022-23.
Interi dhe Milani janë të vetmet skuadra që kanë nga tri fitore në tri ndeshjetx e xpara të kampionatit italian.