Do të jetë Daniele Doveri gjyqtari që do të drejtojë ndeshjen Sassuolo-Milan, një sfidë kjo që mund t’i japë kuqezinjve titullin kampion.
Ndeshja tjetër e planifikuar për të dielën në orën 18:00, ajo ndërmjet Interit dhe Sampdorias, iu besua Marco Di Bellos.
Këto dy skuadra janë në luftë direkte për titullin kampion, me skuadrën kuq e zi që ka avantazhin e dy pikëve dhe po ashtu do të shpalleshin kampion edhe nëse përfundojnë sezonin me pikë të barabarta me zikaltërit.
Të dy ndeshjet do të fillojnë në ora 18:00.