Caitlyn Jenner shpjegoi se pse martesa e Kim Kardashian dhe Kanye West nuk ishte e gjitha me trëndafila.
“Ai është person i vështirë për të jetuar me të”, deklaroi ajo.
Jenner thekson se pavarësisht gjërave që i kanë kaluar, West është shumë i komplikuar.
“Në fakt, unë jam pro që Pete të jetë me Kimin”, shtoi ajo, duke folur për romancën e Kim dhe Pete.
“Ne kemi një komedian në familjen tonë. Yay! Ne nuk na duhen reperë. Ne na duhet një komedian në familje”, deklaroi ajo.
“Pete është 180 shkallë ndryshe. Para së gjithash, ai e trajton atë aq mirë, Kim është shumë e lumtur dhe e meriton të jetë e lumtur”, deklaroi ajo.
Kardashian filloi lidhjen me Davidson në tetor të vitit 2021 mes divorcit të saj nga West./UBTNews/