Siç bëhet e ditur nga gazetari i “SkySportDE”, Florian Plettenberg, mesfushori i Brightonit, Moises Caicedo ka vendosur për skuadrën e ardhshme të tij.
Caicedo ka vendosur që t’i bashkohet skuadrës së Chelseat këtë verë, ku tani të dy palët janë në fazën finale të bisedimeve.
Bayern Munichu ishte në garë për të, ku thuhet se edhe kishte pasur bisedime me agjentin e lojtarit, por që pas zhvillimeve të sotme gjiganti gjerman nuk ka shanse për ta transferuar Caicedon.
Caicedo ka vendosur të qëndrojë në Premier Ligë dhe t’i bashkohet Chelseat.