UBT News

Cagliari në gjurmët e Etrit Berishës

Klubi italian Cagliari është duke shfaqur interes të fortë për Etrit Berishën, portierin aktual të kombëtares shqiptare, i cili aktualisht është pa skuadër pasi e kaloi sezonin e kaluar te Empoli.

Sipas lajmit të publikuar nga Unione Sarda, drejtuesit e Cagliarit janë në kërkim të një portieri të tretë për stolin e tyre, pasi vetëm disa ditë më parë kanë marrë Alen Sherrin për këtë pozitë.

Drejtori sportiv Bonato preferon të gjejë një lojtar pa kontratë, dhe Berisha duket si një zgjedhje e mundshme për ta, sidomos pas bashkëpunimit të mëparshëm të tij me trajnerin aktual të Cagliarit, Davide Nicola, te Empoli.

Edhe pse Berisha, 35-vjeçar, ka përvojë të pasur si portier, është ende në pyetje nëse ai do të pranojë një rol rezerve te Cagliari, veçanërisht në rast se portieri aktual Scuffet largohet, duke e bërë kështu atë një pretendues serioz për vendin titullar mes shtyllave në ekipin italian./UBTNews/

 

 

Exit mobile version