Një çadër që do të shitet në Kinë nga top brendet Gucci dhe Adidas për 11 mijë juan (1 mijë e 329 funta) shkaktoi reagime lidhur me atë se nuk do t’i mbrojë njerëzit nga shiu.
Kritikat për atë që firmat e quajnë “çadër dielli” janë bërë virale në platformën kineze Weibo. Në faqen e markës Gucci u tha se çadra nuk është “e papërshkueshme nga shiu dhe është krijuar për mbrojtje nga dielli dhe vetëm si dekorative”.
Çadra është pjesë e një koleksioni të përbashkët që po promovohet online para se të lansohet muajin e ardhshëm.
Një postim në Weibo, ku mes tjerash thuhet se kjo çadër nuk është e papërshkrueshme nga uji dhe do të shitet për 11 mijë juan, deri më tani ka pasur më shumë se 140 milionë shikime. Një përdorues tha se kjo lloj çadre është “e padobishme”.
“Për sa kohë që unë jam i varfër, ata nuk do të mund të më mashtrojnë për të paguar për këtë”, tha një përdorues tjetër.
Të tjerët besojnë se e kuptuan pse produkti mund të jetë tërheqës.
“Ata që janë të gatshëm të paguajnë përdorin mallra luksi për të treguar se sa vlejnë”, ka shkruar një përdorues.
Çadra e diellit do të dalë në treg më 7 qershor si pjesë e një koleksioni të ri të markës luksoze Gucci dhe gjigantit të veshjeve sportive Adidas./UBTNews/