Trajneri i Gjilanit, Bylbyl Sokoli është ndarë i pakënaqur me lojën dhe angazhimin e lojtarëve të tij në derbin e humbur nga Drita.
Gjilani u mposht me rezultat 2-0 nga Drita në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Superligën e Kosovës.
Kjo humbje ka lënë shije të hidhur te trajneri i ‘Skifterave’, Sokoli, i cili ka paralajmëruar edhe dorëheqje.
“Mendoj se me këtë angazhim nuk mund të fitohen ndeshjet”, ka thënë fillimisht Sokoli pas ndeshjes.
“Duhet më tepër motiv, sakrificë, shumë angazhim për të arritur rezultatet. Prandaj duhet pasur kujdes se çfarë duhet ndërmarrë. Ishte fillim i plogësht i pjesës së parë”.
“Kjo nuk tolerohet për një ekip që pretendon të jetë serioz në Superligë. Është gabim fakti të fillosh të luash vetëm pasi pranon dy gola”.
“Me siguri se do të analizoj pozicionin tim në klub”, përfundoi trajneri i Gjilanit.