Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i ShBA-së, Joe Biden janë parë të buzëqeshur pranë njëri-tjetrit në Samitin e NATO-s.
Dy liderët janë parë shumë të afërt në samitin që po zhvillohet në Madrid të Spanjës, ndërsa në një moment Rama i hedh dorën në qafë presidentit amerikan.
Në Madrid ka nisur ministeriali i NATO-s, ku ndodhet edhe kryeministri Edi Rama bashkë me shefen e diplomacisë shqiptare Olta Xhaçka dhe ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi.
Sikurse edhe në të shkuarën vendet pritëse të samitit, zhvillojnë një darkë zyrtare për delegacionet pjesëmarrëse.
Mbreti Felipe VI i Spanjës dhe Mbretëresha Letizia në Pallatin Mbretëror të Madridit, pritën përfaqësuesit e vendeve në samit, mes tyre edhe kryeministrin Rama bashkë me bashkëshorten Linda.
Dy janë çështjet kryesore në këtë samit. Lufta në Ukrainë dhe zgjerimi i aleancës me dy vendet e reja, Finlanda dhe Danimarka.
Pas përfundimit të seancës, kryetarët e shteteve dhe të qeverive, pjesëmarrës në Samit do të vizitojnë ekspozitën e teknologjisë së NATO-s.
Gjatë qëndrimit në Spanjë, Kryeministri Rama do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes me Enagás, e cila është një kompani spanjolle energjetike dhe operator evropian i sistemit të transmetimit, i cili zotëron dhe operon rrjetin e gazit të Spanjës.