Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami në seancën e sotme të Kuvendit ku pritet miratimi i buxhetit për vitin 2021, ka deklaruar se buxheti është i dobët, por kjo për shkak të pandemisë.
Ministrja Bajrami deklaroi se nuk do të premtojnë rritje të pagave, meqë kjo do të ishte gënjeshtër e madhe.
“Kanë rënë të hyrat e rregullta prej 300 milionë euro dhe janë efekte të pandemisë. Gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur asnjëherë mungesë të Shëndetësisë. Vërtetë buxheti është i dobët, por nuk dalim me premtua rritje të pagve, sepse do të ishte gënjeshtër e madhe të premtonim rritje të pagave për policët, mjekët e zjarrfikësit. Janë 81 mijë shërbyes civilë, por janë mbi 240 mijë punëtorë të sektorit privatë që e mbushin buxhetin e prej të cilëve paguhemi ne dhe 81 mijë shërbyesit civilë”, ka thënë Bajrami.
Kurse shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza ka deklaruar se rënia e buxhetit ka ndodhur për shkak se nuk i kanë marr parasysh propozimet e PDK-së.
Hamza më tej shtoi se ata po e votojnë buxhetin për hir të Qeverisë, por për hir të qytetarëve./UBTNews