Busti i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut është vendosur sot në Parkun Qendror të Budapestit të Hungarisë.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka publikuar edhe një foto të bustit.
“Busti i Heroit Kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skenderbeu në Budapest ***dhuratë e Bashkisë së Tiranës për Bashkinë e Budapestit në shenjë të miqësisë mes dy heronjve tanë kombëtarë Gjergj Kastriotit dhe Janosh Huniadit”, ka shkruar Rama.