Ministrat e drejtësisë të vendeve të industrializuara të Grupit të Shtatë (G7) do të fokusohen në mënyrat për të ndjekur penalisht krimet e dyshuara të luftës ruse në takimin e tyre në Berlin më vonë këtë muaj, ka thënë ministri gjerman i drejtësisë.
Kërkimi i të dyshuarve dhe identifikimi i krimeve të mundshme të luftës kërkon “një rrjet efikas dhe koordinim ndërkombëtar”, tha Marco Buschmann për revistën Focus.
Buschmann do të bashkohet me homologët e tij nga Kanadaja, Franca, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara më 28-29 nëntor për konferencën e G20 që do të mbahet në kryeqytetin gjerman./UBTNews/