UBT News

Burri që organizoi fluturimin fatal të Emiliano Salas del para gjyqit

Një burrë i akuzuar për organizimin e fluturimit që transportonte futbollistin Emiliano Sala, i cili vdiq kur aeroplani u rrëzua në Kanalin Anglez në vitin 2019, sot ka dalur në gjyq, transmeton UBT News.

David Henderson akuzohet se ka vepruar në mënyrë të pamatur ose neglizhente, gjë e cila ka mundësi se ka rrezikuar avionin dhe kështu ka shkaktuar vdekjen e futbollistit dhe pilotit të tij.

Gjatë seancave paraprake gjyqësore në Cardiff Crown, David Henderson pranoi fajësinë për akuzën e përpjekjes për të shkarkuar një pasagjer.

Gjyqi tani do të mbahet për një akuzën e veprimit në një mënyrë të pamatur ose neglizhente që ka të ngjarë të rrezikojë një avion, megjithatë për këtë ai e mohon akuzën.

Sulmuesi argjentinas 28-vjeçar vdiq pasi aeroplani me të cilin po fluturonte nga Nantes, Francë, në Cardiff u rrëzua mbi Kanalin Anglez pranë Guernsey në janar 2019. Vdekja e tij tronditi të gjithë botën e futbollit. Trupi i tij u gjet në rrënojat e avionit, më shumë se dy javë pas aksidentit, në një thellësi prej 67 metrash.

Gjatë rrëzimit kishte vdekur edhe piloti i avionit, David Ibbotson, megjithatë, trupi i tij nuk është gjetur asnjëherë.

Gjatë një seance dëgjimore në tetor 2020, doli se patenta e z. Ibbotson për të drejtuar një avion komercial kishte skaduar në nëntor të vitit 2018.

Një raport nga Dega e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore raportoi më parë se piloti kishte fluturuar shumë shpejt dhe piloti humbi kontrollin ndërsa përpiqej të shmangte motin e keq.

Raporti shtoi se Ibbotson ndoshta ishte prekur nga helmimi nga monoksidi i karbonit.

Sipas hetuesve në atë kohë, piloti nuk kishte trajnim për fluturimin e natës dhe mungesa e praktikës dhe mbështetjes vetëm në instrumentet e kabinës për të kontrolluar aeroplanin kontribuoi në rrëzimin.

Gjyqi pritet të zgjasë dy javë./UBTNews/

Exit mobile version