Një burrë indonezian mund të arrestohet pasi u maskua si gruaja e tij për të hipur në një fluturim derisa ishte i infektuar me koronavirus.
Burri, i cili është identifikuar publikisht vetëm me inicialet “DW”, hipi në një fluturim nga Xhakarta në Ternate derisa ishte i veshur me nikab që e mbulonte nga koka te këmbët, siç raporton CNN në Indonezi, njofton Klan Kosova.
Meqë ai kishte rezultuar pozitiv në testin për COVID-19 dhe gruaja e tij negative, ai përdori ID-në dhe testin e saj PCR për të hipur në aeroplan.
“DW” mund të mos ishte zbuluar, po të mos vendoste vetë.
Një stjuardesë thuhet se u tha autoriteteve se ajo e pa “DW” të hynte në banjo të aeroplanit me nikab dhe doli prej aty me veshje burrash. Ajo njoftoi autoritetet e aeroportit në Ternate, të cilët ndaluan pasagjerin pas zbriti nga avioni.
Oficeri shëndetësor menjëherë e ka testuar atë për COVID-19 dhe rezultati doli pozitiv, sipas zyrtarëve.
Pas kësaj, “aeroporti kontaktoi menjëherë ekipin e Task Force për Trajtim për COVID-19 të Ternate City për të evakuuar atë derisa kishte veshur pajisje mbrojtëse dhe më pas e çoi me një ambulancë në shtëpinë e tij për t’u izoluar, ku do të mbikëqyret nga oficerët e Task Force”, u tha gazetarëve Shefi Operacional i Task Force të Ternate, Muhammad Arif Gani.