UBT News

Bundestagu miraton buxhetin miliarda eurosh për mbrojtjen e klimës dhe dixhitalizimin

Bundestagu gjerman ka rënë dakord të shpërndajë miliarda euro të parashikuara në buxhetin e miratuar si kredi gjatë periudhës së pandemisë për vitin e kaluar, por që nuk ishin të nevojshme.

Në vend të kësaj, fondet do të investohen në mbrojtjen e klimës dhe dixhitalizimin, sipas buxhetit suplementar për vitin 2021 të paraqitur nga Ministri i Financave, Christian Lindner.

Propozimi parashikon kreditë e papërdorura me vlerë 60 miliardë euro (66 miliardë dollarë) të vendosura në një fond të veçantë për klimën dhe transformimin në vitet e ardhshme.

Opozita e quajti këtë masë të diskutueshme nga pikëpamja kushtetuese, pasi fondi i miratuar për të luftuar pandeminë do të përdoret për mbrojtjen e klimës dhe projekte të tjera. Kristiandemokratët kanë nisur procedurat ligjore.

Ministria e Financave njoftoi se pandemia mundësoi shumë investime në mbrojtjen e klimës, të cilat duhet të kompensohen./Atsh/

Exit mobile version