Presidenti bullgar, Rumen Radev shpalli zgjedhjet e parakohshme parlamentare për datën 11 korrik, dhe e emëroi Stefan Yanevin, aleatin e tij të ngushtë, kryeministër në detyrë deri në formimin e Qeverisë.
Vendi më i varfër i Bashkimit Evropian do të organizojë zgjedhje të reja brenda tre muajsh pas dëshimit për ta formuar Qeverinë pas zgjedhjeve të 4 prillit.
Detyrat kryesore me të cilat do të përballet Yanev janë menaxhimi i pandemisë dhe organizimi i zgjedhjeve./UBTNews