UBT News

Bullgaria mposht Kosovën 3:0 në ditën e tretë të Kampionatit Ballkanik U17

Screenshot

Përfaqësuesja U17 e Kosovës në konkurrencën e femrave pësoi humbje 3:0 nga Bullgaria në ndeshjen e vlefshme për ditën e tretë të Kampionatit Ballkanik.

Bullgaria konfirmoi formën e mirë dhe vazhdoi serinë e fitoreve, duke triumfuar me rezultat 25:19, 25:14 dhe 25:13.

Kosova zhvilloi një paraqitje me përkushtim dhe luftoi për çdo pikë, veçanërisht në setin e parë, ku arriti të mbante ritmin me kundërshtaren për një pjesë të lojës. Megjithatë, përvoja dhe cilësia e përfaqësueses bullgare bënë diferencën, me Bullgarinë që dominoi dy setet pasuese dhe siguroi fitoren pa humbur asnjë set.

Përfaqësuesja e Kosovës do të synojë të rikthehet te rezultatet pozitive në ndeshjet e radhës të Kampionatit Ballkanik U17.

D.L

Exit mobile version