Reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës, Eliot Bujupi i ka shënuar Liverpoolit në Youth League.
Sulmuesi Dardan po kalon formë të jashtëzakonshme. 18-vjeçari ka shënuar 18 gola në 25 ndeshje në të gjitha garat me Stuttgartin U19.
Bjupi i shënoi skuadrës angleze në minutën e tetë pas asistimit nga Boakye. Kjo ndeshje është e vlefshme për playoff-in e fazës 1./16 të kësaj gare.