Rita Ora u zhvesh për disa poza në vaskë për fotosesionin e kalendarit të vitit 2022 të markës “Pirelli”. Këngëtarja u fotografua nga ylli i popit, Bryan Adams.
Adams është angazhuar t’i fotografojë disa emra të njohur të showbizit, si Cher, Rita Ora, Grimes, Jennifer Hudson, Iggy Pop, Normani, Saweetie, Bohan Phoenix, Kali Uchis dhe St. Vincent, për edicionin e ardhshëm të kalendarit ikonik të titulluar, “On The Road”.
Në një fotografi artistike bardhë e zi, Bryan shihet duke qëndruar mbi toalet në qoshin e një banjo, teksa kërkon këndin më të mirë për ta fotografuar Ritën.
Detajet tjera rreth kalendarit të ri i cili titullohet “On The Road”, nuk dihen për momentin, por Bryan postoi një klip të shkurtër në rrjetet sociale për të treguar se sa i lumtur është që është pjesë e këtij projekti./UBTNews