UBT News

Bruno Fernandes shpallet lojtari më i mirë i Manchester Unitedit për të dytin sezon radhazi

Bruno Fernandes është zgjedhur lojtari më i mirë i Manchester Unitedit për sezonin e dytë radhazi.

Ai fitoi çmimin “Sir Matt Busby” në sezonin paraprak, edhe pse kishte ardhur në klub në janar, në gjysmë të sezonit, shkruan Gazeta Express.

Mesfushori portugez pati paraqitje fantastike edhe këtë edicion duke shënuar 18 gola në 36 paraqitje në Premierligë.

Ai gjithashtu shënoi nëntë gola në Evropë (Champions League dhe Evropa League).

Exit mobile version