Aktori amerikan, Bruce Willis u pa për herë të parë në publik këtë javë qëkur familja e tij njoftoi se ai u diagnostikua me demencë frontotemporale.
Në fotot dhe videot e siguruara nga Daily Mail, aktori i “Die Hard” shihej duke kaluar kohë me miqtë e tij në Santa Monica të Kalifornisë.
Në mars të vitit të kaluar u bë e ditur se ylli Willis vuan nga afazia, sëmundja neurologjike që sjell çrregullime të të folurit dhe e detyroi 67-vjeçarin të tërhiqej nga biznesi i filmit. Tani shëndeti i tij është përmirësuar dhe ka një diagnozë më specifike. /UBTNews/