UBT News

Bruce Willis i jep fund karrierës në aktrim

Aktori Bruce Willis do t’i jape fund karrierës së tij në aktrim pasi u diagnostikua me afazi, një çrregullim që prek aftësitë e një personi për të folur apo shkruar.

Familja e aktorit, përfshirë edhe gruaja e tij, Emma Heming-Willis dhe ish-bashkëshortja e tij, Demi Moore, njoftuan rreth gjendjes së tij përmes Instagramit të mërkurën. Afazia po prek aftësitë e tij njohëse thuhet në njoftim.

67-vjeçari njihet më së miri për rolin e tij sikurse John McClane në filmat “Die Hard”

Sipas Shërbimit Kombëtar Shëndetësor, afazia është një gjendje kur një person ka vështirësi me gjuhën ose në të folur. Zakonisht kjo shkaktohet si pasojë e ndonjë dëmtimi në anën e majtë të trurit, sikurse goditja në tru. Ndikon në të lexuarit, dëgjuarit, të folurit dhe të shkruarit./UBTNews/

Exit mobile version