UBT News

Brozovic reagon pas spekulimeve mbi të ardhmen e tij

Mesfushori kroat Marcelo Brozovic dëshiron të qëndrojë tek kampioni italian Inter, ku edhe është në bisedime për të rinovuar kontratën e tij, raporton gazetari i njohur Fabrizio Biasin.

Ky i fundit ka shpërndarë në llogarinë e tij “Instagram” një mesazh të cilin thotë që e ka marrë nga Brozovic nga llogaria e “Twitter”, në të cilin kroati e ka konfirmuar dëshirën e tij për të qëndruar nëa “Giuseppe Meazza”, përcjell KosovaPress.

Mesfushorit 29 vjeçar do t’i skadojë kontrata aktuale me Interin në verën e ardhshme, dhe spekulohet se shumë klube nga Premier Liga angleze kanë shprehur interesim në shërbimet e tij.

Në fakt, gjigandi anglez Manchester United dhe skuadra e Newcastle janë dy skuadrat që kanë shprehur interesim serioz për të siguruar kartonin e Brozovic.

Që prej transferimit nga skuadra e Dinamo Zagrebit tek Interi, Brozovic ka arritur të bëjë 258 paraqitje për kampionin italian, duke regjistruar 26 gola dhe 35 asistime mbi emrin e tij.

Exit mobile version