Pas shume javëve me raportime e spekulime, tashmë mesfushori i Interit, Marcelo Brozovic, ka nënshkruar kontratën e tij me Al-Nassr.
Reprezentuesi kroat do të largohet nga gjiganti italian për 18 milionë euro. Sky Sport Italia dhe Fabrizio Romano pretendojnë se mesfushori ka nënshkruar kontratën e tij me klubin arab.
Ka qenë një sagë e gjatë kjo tretativë pasi Interi fillimisht kishte pranuar një ofertë prej 23 milionë eurosh, por Brozovic refuzoi të nënshkruante një kontratë me 20 milionë euro në vit, duke kërkuar 30 milionë euro në sezon.
Javën e kaluar, Al-Nassr e ngriti ofertën e tyre në 18 milionë euro, duke marrë dritën jeshile nga “Nerazzurrët”
Brozovic luajti 330 ndeshje me Interin, duke shënuar 31 gola. Ai ishte transferuar në “Meazza” në janar të vitit 2015 nga Dinamo Zagreb duke arritur një marrëveshje huazimi me një opsion të blerjes për 5 milionë euro.
Interi tani pritet të bëjë një ofertë për të nënshkruar me Romelu Lukakun nga Chelsea .