UBT News

Brozovic i bashkohet Ronaldos në Arabinë Saudite

Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Marcelo Brozovic i ka thënë po propozimit të Al Nassrit.

Marrëveshja personale mes Brozovic dhe Al Nassrit është arritur, ku tani ka mbetur vetëm nënshkrimi i kontratës.

Brozovic kishte refuzuar ofertën e parë nga Al Nassri, ku kishte kërkuar një pagë më të lartë.

Mesfushori kroat do t’i nënshtrohet testeve mjekësore të premten dhe më pas do të finalizohen kontratat.

Marrëveshja do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2026.

Brozovic do të ketë tani bashkëlojtar superyllin portugez, Cristiano Ronaldon.

Exit mobile version