UBT News

Broja shënon dy gola për Southamptonin

Armando Broja e ka nisur furishëm aventurën e tij me skuadrën angleze Southampton.

Sulmuesi shqiptar i cili startoi nga minuta e parë në ndeshjen kundër Newportit ka realizuar dy gola për skuadrën e tij në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Ligës së Anglisë, përcjellë KosovaPress.

Të parin gol Broja e realizoi në minutën e 9’ kurse të dytin në të 57-tën, derisa rezultati momental është 0-6 në të mirë të Southamptonit.

Exit mobile version