Armando Broja nuk arriti të gjejë rrugën e rrjetës edhe në ndeshjen e radhës të Premier League, në takimin e prapambetur ndaj Newcastle.
Sulmuesi shqiptar i Southampton, i cili nuk shënon që nga 9 shkurti, regjistron tashmë 5 ndeshje radhazi pa gol.
Broja luajti 73 minuta në këtë takim, që Southampton e humbi me rezultatin 2-1.
Ndërkohë, Chelsea ka mposhtur 3-1 Norwich në transfertë, duke përforcuar pozitat në vendin e tretë të renditjes së Premier League.
Ekipi i drejtuar nga Thomas Tuchel zhbllokoi rezultatin në minutën e tretë, me anë të Chalobah, ndërkohë që në minutën e 14 Mount dyfishoi rezultatin.
Në pjesën e dytë, Norëich shkurtoi në minutën e 69’, pas një goli të Pukki, me 11-metërsh. Por, në minutën e 90, Havertz vulosi fitoren e “Bluve” të Londrës.
Pas këtij takimi, Chelsea shkon në kuotën e 56 pikëve dhe renditet e treta në Pemier League, 8 pikë pas Arsenalit të vendit të katërt.