Një gjykatë në Los Angeles i ka dhënë fund të premten kujdestarisë 13-vjeçare të babait të këngëtares ndaj saj.
Këngëtarja e ka përshkruar atë si “një nga ditët më të mira të jetës së saj”.
“Mendoj se do të qajë”, shkroi ajo në Instagram.
Fansat e saj ishin mbledhur jashtë gjykatës në Los Angeles për ta mbështetur atë, teksa e përshkruan kujdestarinë ‘abuzive’.
Babai i saj Jamie fillimisht tha se kujdestaria ishte “e nevojshme”, por tani u pajtua se është “koha që ajo ta rimarrë kontrollin e jetës së saj”.
Jamie Spears u emërua kujdestar i saj në vitin 2008, pas disa shqetësimeve për shëndetin e saj mendor. Gjykatësja gjithashtu urdhëroi që kontrolli i të gjitha aseteve të Spears t’i kalohej një kujdestari të përkohshëm të caktuar nga gjykata – një kontabilist publik i certifikuar i quajtur, John Zabel. Kujdestaria caktohet nga gjykata për personat të cilët nuk janë në gjendje të marrin vendime për shkak të problemeve mendore./UBTNews