Britney Spears ka dhënë disa detaje në lidhje me martesën e saj me Sam Asghari.
Këngëtarja 39 vjeçare hyri në rrjete sociale për të zbuluar se cili stilist i famshëm po dizajnon fustanin e saj të nusërisë, transmeton Klankosova.tv.
“Donatella Versace po bën fustanin tim. Natën e mirë njerëz”, ka shkruar Spears duke treguar se do të veshë një fustan të markës Versace në dasmën e saj me trajnerin 27 vjeçar.
Sam i propozoi këngëtares në shtator pas rreth pesë vjetësh në lidhje.