UBT News

Britney Spears u rikthye në studio, priten projekte të reja

Ylli Britney Spears u rikthye në vendin e saj të lumtur. Ajo u kthye në studion e vallëzimit dhe njoftoi se po punon në projekte të reja muzikore pas pesë vitesh, pasi u lirua nga kujdestaria disavjeçare.

Spears publikoi një video në Instagram të mërkurën ku shihej duke vallëzuar me një prej këngëve të saj të albumit të vitit 2007.

Një burim i tha ekskluzivisht mediumit Page Six në muajin nëntor se Britney “dëshiron të krijojë projekte të reja muzikore dhe të performojë sërish”./UBTNews

Exit mobile version