Britney Spears ka filluar një betejë ligjore për të hequr babanë e saj nga një kujdestari e diskutueshme që kontrollon paratë e saj dhe ta zëvendësojë atë me një kotabilist të pavarur, sipas dokumenteve të gjykatës të paraqitura të hënën.
Mathew Rosengart, i cili u emërua si avokati i këngëtares këtë muaj, ishte zotuar të vepronte me shpejtësi për të larguar babain e saj Jamie Spears, pasi këngëtarja dha dy dëshmi emocionale në një gjykatë të Los Anxhelosit duke e etiketuar konservatoritetin si “mizori”.
“Nëse gjykata nuk e sheh këtë si abuzim … Unë nuk e di se çfarë është”, tha Spears, duke i thënë gjykatës përmes telefonit në fillim të këtij muaji se ajo donte që babai i saj të hiqej dhe të “ngrinte akuza” kundër tij .
Ndërsa në një seancë të shkurtër të hënën, gjyqtarja Brenda Penny tha se ajo do të vendosë në fund të shtatorit mbi çështjen për të hequr Jamie Spears nga kontrolli i një pasurie që vlerësohet të jetë me vlerë 60 milion dollarë.
Spears u vendos nën një kujdestari unike ligjore të qeverisur kryesisht nga babai i saj në vitin 2007.
Por këngëtarja është bërë gjithnjë e më e zëshme në kundërshtimin e konservatoritetit që nga dëshmitë emocionuese në gjykatë dhe postimet në rrjetet sociale në të cilat ajo e kritikoi sistemin si “mizori” dhe akuzoi babanë e saj dhe të tjerët që përfituan nga sistemi.
Spears pretendoi në gjykatë se ajo nuk ishte lejuar të hiqte një DIU, përkundër faktit se ajo dëshironte më shumë fëmijë dhe gjithashtu tregoi se e detyruan të marrë ilaçe që e bënin atë të ndihej “e dehur”.
Ajo së fundi shkroi në Instagram se “nuk do të performonte në asnjë koncert përderisa babai im merret me ato që vesh, them, bëj ose mendoj”.
Pas një seance dëgjimore më 14 korrik, Rosengart i tha AFP ekipi i tij do të “paraqiste një peticion sa më shpejt të ishte e mundur për ta larguar babain e Britney Spears”. Ai gjithashtu i bëri thirrje babait të saj që të largohet vullnetarisht./UBTNews
Një seancë gjyqësore është caktuar për 29 shtator.